Policia Fier 3 te arrestuar ne Patos e Roskovec per kultivim te...

Policia Fier 3 te arrestuar ne Patos e Roskovec per kultivim te bimeve narkotike

4260
SHPËRNDAJE

Fier

Kontrollet në terren, si dhe mbështetja e inteligjencës policore, bënë të mundur goditjen e 4 rasteve të veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe të posedimit të sendeve të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” , si rezultat i kontrolleve për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe falë mbështetjes së inteligjencës policore, kanë goditur 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, për të cilat:

•u arrestua shtetasi S. M., 48 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, në fshatin Mbers, Roskovec, u gjetën të kultivuara 40 bimë narkotike cannabis sativa;

• u arrestua shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 30 fishekë arme gjahu dhe një elektroshok;

•u arrestua shtetasi R. O., 27 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

•u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime te metejshme

S'KA KOMENTE