Policia e Shtetit operacion ne te gjithe vendin, rreth 300 të arrestuar

Policia e Shtetit operacion ne te gjithe vendin, rreth 300 të arrestuar

490
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka zhvilluar gjatë natës një megaoperacion mbarëkombëtar, ndërsa raportohet për mbi 250 të arrestuar.

Raportohet se qindra të arrestuar në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme dhe deri në mëngjesin e sotëm për shpërndarje të lëndëve narkotike. Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para në Tiranë, Fier,Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit. Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni “Tempull” në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona. Janë goditur kryesuesit e grupeve të shpërndarësve të cilët kanë operuar ndër vite në Tiranë e në rrethe. Ajo që vihet re është fakti se të arrestuarit kanë një grupmoshë relativisht të re, ku dominon ajo nga 20- 35 vjeç.

S'KA KOMENTE