Plag*sje për motive të dobëta dhe tentativë vjedhjeje, procedohen dhe shpallet në kërkim një 53-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin F. Sh., 18 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se ka goditur një 19-vjeçar për motive të dobëta.

Po nga këta specialistë, u shpall në kërkim shtetasi P. Dh., 53 vjeç, banues në fshatin Pishë-Poro, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasi dhe ka tentuar t’i vjedhë para. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e procedurave.