Plagosi me thike 55 vjecarin arrestohet autori

Plagosi me thike 55 vjecarin arrestohet autori

158
SHPËRNDAJE

48-vjeçari i cili plagosi me thikë një 55-vjeçar ditën e djeshme në Vlorë, është arrestuar sot .

Ditën e djeshme, në fshatin Mifol, shtetasi F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Fitore, për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

S'KA KOMENTE