Greqia tronditet nga një tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Greqia tronditet nga një tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

548
SHPËRNDAJE

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë ka tronditur Greqinë të dielën rreth orës 10:40 me kohë lokale. Tërmeti ka ndodhur rreth 18 kilometra në juglindje Palaiochora në rajonin e Chanias.

Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 10 kilometra në thellësi, ndërsa mësohet se është ndierë edhe në Palaichora, Suga dhe Sfakia. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Më herët të dielën është regjistruar një tërmet tjetër në zonën e njëjtë, me shkallë 3.4 ballë Rihter. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme, si kanione apo shkëmbinj.

S'KA KOMENTE