Përplasje mes bandave në Athinë/ arrestohen 7 prej tyre

Përplasje mes bandave në Athinë/ arrestohen 7 prej tyre

93
SHPËRNDAJE

Gjashtë shtetas romë me shtetësi shqiptare dhe 1 shtetase greke janë arrestuar prej forcave të rendit në kryeqytetin e vendit Athinë. Çdo gjë nisi mbas një telefonate në numrin 112 ku banorë të rrugës Lenorman në Athinë kërkonin ndihmë prej policisë pasi dy grupe romësh nisën të godasin njëri tjetrin me sende të forta madje në zonë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Përleshjet mes grupeve të romëve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit ,ata u shpërndanë. Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur Ajiu Polikarpu” shtetasit:

1-Lulëzim Zerellari
2-Arif Ferhati
3-Ibraim Kallafi
4-Qibrie Zerellari
5-Sokol Lato
6-Maria Lato
7- shtetasja greke, Kristina Cakiri

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, Një automjet, krehër fishekësh të pistolete 9mm,gëzhoja të kalibrit 9mm të shtira nga armë pistoletë(arma nuk u gjet),shuma cash prej afro 2000 eurosh si dhe leva, shkopinj dhe thika të përdorura prej grupeve gjatë përleshjes mes tyre.

Policia thotë se në kërkim janë shpallur mbi 20 vetë. Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës. Prej kohësh policia dyshon se dy bandat u përleshën pasi përfitimet llogariten në qindra mijë euro në muaj.

Nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën kanë humbur jetën disa prej anëtarëve të këtyre bandave të cilët, këto banda përdorin kryesisht të mitur për grumbullimin e materialeve pasi ligjet greke nuk mund ti penalizojnë ata, si dhe emigrantë të jashtëligjshëm që jetojnë në baranga ose banesa të vjetra në zonën Eleona të Athinës. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

S'KA KOMENTE