Përplasen dy mjete , njëra përfundon e varur në pemë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shupenzë–Ura e Topojanit, në vendin e njohur si Boçevë, ku janë përfshirë një furgon dhe një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policinë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se njëri prej automjeteve ka përfunduar jashtë rruge, duke mbetur i varur në një pemë pranë aksit rrugor.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ku njëri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit