Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.
Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Veliaj pretendon se transferimi është kryer në shkelje të ligjit dhe kërkon hetimin e përgjegjësisë penale të drejtueses së sistemit penitenciar për vendimin e marrë.










