Përplasen dy automjete ne Fier-Levan, plagosen drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.