Perplasen 2 makina ,plagoset mësuesja dhe taksisti. Ndërhyn zjarrfikësja për t’i nxjerrë...

Perplasen 2 makina ,plagoset mësuesja dhe taksisti. Ndërhyn zjarrfikësja për t’i nxjerrë nga mjeti

2253
SHPËRNDAJE

Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

Dy mjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkolle. Dy mjetet kanë perfunduar në trotuar nga përplasja dhe fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.

Nga përplasja e mjeteve toyota ku udhetonte nje mesuese dhe mjetit tip audi që drejtohej nga një taksist kanë mbetur të lënduar të dy shoferët.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses, policisë si dhe te ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të dëmtuarit dhe janë dërguar në spital.

Në këtë kryqëzim ndodhin herë pas here aksidente, pasi për të shmangur 1 km rrugë drejtuesit rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

S'KA KOMENTE