Fredi Beleri reagon nga burgu për protestën në Himarë

Fredi Beleri reagon nga burgu për protestën në Himarë

76
SHPËRNDAJE

Ka nisur pasditen e sotme grumbullimi i njerëzve në shëtitore të Himarës, të cilët protestojnë kundër arrestimit dhe mosbetimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Protesta ka nisur para zyrës së Omonia-s. Dhjetëra televizione greke në Himarë për të ndjekur tubimin.

Në përgjigje të këtij manifestimi, është organizuar edhe policia e Vlorës, si edhe forcat e rendit dhe FNSH në Himarë. I pranishëm në protestë është edhe ish- ministri Manjani, si dhe kreu i kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Sakaq, ka reaguar nga burgu edhe Beleri, i cili thotë se është mirë dhe se herët a vonë drejtësia do vej në vend.

Çfarë tha Beleri nga burgu

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të ulem këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar, në Himarë”, tha Fredi Beleris duke folur për Open nga burgu.

“Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë ”, shtoi ai. 

Pse u arrestua Fredi Bleri 

Fredi Beleri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve, nën akuzë për blerje votash, pas publikimit të disa videove dhe audio përgjimeve. Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

Çfarë thonë mediat greke

Sakaq, mediat greke ‘ERT news’ dhe ‘SKAI news’ bëjnë me dije se ngjarja po zhvillohet pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të kundërtën.

Më tej ERT news bën me dije se më herët një polic që kishte një letër në dorë u tha organizatorëve se tubimi është i ndaluar për arsye sigurie.

“Ju nuk e keni marrë dokumentin sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht”, raportojnë mediat greke të ketë thënë polici.

Pak më parë, oficerët e policisë shqiptare tërhoqën vëmendjen e organizatorëve “ për problemet që mund të krijohen nga ekstremistët që mund të vijnë nga Greqia”.

S'KA KOMENTE