Ballina Shqiperia ime E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama...

E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar kreun e grupit parlamentar të DP, Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht deputetin e Berishës Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.” njofton Olsi Rama, ndërsa shton se mbetet në dispozicion të hetimit.