Përmbyset “Volkswagen”-i në rrethrrotullimin e Plugut

Përmbyset “Volkswagen”-i në rrethrrotullimin e Plugut

816
SHPËRNDAJE

Një automjet tip “Volkswagen’ ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës në rrethrrotullimin e Plugut.

Drejtuesi i mjetit Gledion Velcani 30 vjeç nga Porteza e Fierit ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke rënë në kanalin, i cili nuk ka pasur ujë.

Ai ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe fatmirësisht janë pa lëndime.

Dy personat e aksidentuar janë nxjerrë nga mjeti, nga personat që kanë bizneset aty pranë e më pas është njoftuar policia.

Pas mbërritjes në vendngjarje, babai i 30-vjeçarit që drejtonte mjetin ka debatuar me gazetarët duke i ofenduar dhe kërcënuar me jetë nëse e shihnin aksidentin të filmuar në media.

Edhe pse policia ishte prezente gjatë debateve nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.

Pas disa minutash, policia ka nisur procedurat për shkaqet e vërteta të aksidentit.

S'KA KOMENTE