Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas raportimeve Balliu është paditur për shpifje, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje mbi çështjen apo paditësin.
Në hyrje të gjykatës, deputeti demokrat nuk dha prononcim për mediat, duke u mjaftuar vetëm me një përshëndetje ndaj operatorëve dhe gazetarëve të pranishëm.










