Kreu i SPAK, Klodian Braho në konferencën e përbashkët për shtyp ka zbuluar detaje në kuader të operacioneve të zhvilluara në Shqipëri dhe Itali.
“15 masa, 10 nga GJKKO ne Tirane. Element i rëndësishëm edhe goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës. Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro dhe nga GJKKO janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të rrjedhura nga aktivitete kriminale.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet “Shpirti”, “Kulmi”, “Ura” ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet”, tha ai.









