Non-grata nga Britania/ Berisha nxjerr burimet se ku u faktua Home Office:...

Non-grata nga Britania/ Berisha nxjerr burimet se ku u faktua Home Office: Ranë viktima të Georg Soros

100
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka argumentuar tre burime që sipas tij është mbështetur Home Office, për shpalljen e tij non-grata nga Britania e Madhe. 

Berisha tha se mes tre burimeve ishte Soros, kundërshtarët e tij politikë si dhe mediat si BalkanInsider. 

“Së pari, çdo shqiptar do të dijë se cilat janë dokumentet ku është bazuar vendimi për shpalljen time non-grata?
Dokumentet e Home Office tregojnë tre burime. Burimi i parë është Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit. Burimi i dytë, mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor super-spekulantin e botës, Soros. Burimi i tretë dhe i fundit janë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha. Akuzat për lidhjet e mia me krimin e organizuar, që rrezikojnë sigurinë e Britanisë së Madhe. Sot është fillimjave, ndaj le t’i përcjellim me humor. Le të ndalem të fjalët që ka pranuar shprehimisht Home Office, të cilat të shastistin. Këto lidhje vijnë nga burime pa prova.Por Home Office thotë se këto pranohen nga rasti i Fatjon Dautit, një njeri që nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e njoh. Pak më vonë Home Office shprehet se nuk ka qenë në gjendje të provojë se Berisha ka lidhje me Dautin. Janë të pabesueshme, por janë reale.

Sa për dijeni, Fatjon Dauti është një mbështetës i PD dhe më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Unë nuk e kam takuar kurrë. Rasti i dytë, Damir Fazlliç. Sipas Home Office, e kam mbrojtur kur kanë dalë fakte për inkriminimin e tij. Burimet janë BIRN, Balkan Insight, Reporter.al të superspekulantit Soros. Fazlliç nuk ka qenë kurrë i inkriminuar në Shqipëri, SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ndaj tij në Shqipëri nuk kanë dalë kurrë prova të veprimtarisë inkriminuese gjatë kohës që kam qenë kryeministër apo më vonë. Pas një hetimi të nisur nga Ina Rama, u gjet se Fazlliç nuk kishte shkelur asnjë ligj. Në një moment, kur po shkonte në aeroport, prokuroria kërkon arrestimin e tij pa lëshuar një urdhër-arrest. Asnjë shtetas nuk mund të arrestohet pa urdhër. Kur prokuroria i kërkoi paraqitjen, ai erdhi dhe prokuroria konkludoi se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj.
E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories. Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku. Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.”, tha Berisha. 

Berisha tha se mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë e shpifjeve dhe trillimeve ndaj fëmijëve të tij.

“Tani, akuzat për korrupsion. Akuzohem se kam pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç, për faktin se me një vendim të vitit 2009, është zgjeruar parku energjetik i Porto-Romanos. Burimi, të gjitha mediat e Sorosit. Kjo është një akuzë qesharake që nuk nderon ata që e kanë ngritur. Ky park është ngritur nga PS dhe është zgjeruar në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit. Në brendi të këtyre 810 hektarëve, gjendeshin edhe 12 hektarë të blera te privati nga Fazlliç. Potenciali për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura dhe të publikuara në mediat ndërkombëtare. Një akuzë tjetër qesharake për korrupsion, bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë një marrëveshje mes Albtelekom dhe një kompanie amerikane, Damir Fazliç, sipas një dokumenti pa vulë e firmë, paska kërkuar 1 milion dollarë për fushatë zgjedhore. Burimi si gjithnjë, BIRN, Balkan Insight të Sorosit. Home Office shkruan se në këtë kohë, Albtelekom ishte kompani shtetërore. Por kjo është një mashtrim. Në vitin 2006, Albtelekom ishte një kompani private në 76 përqind dhe investitori kishte të drejtën e parablerjes. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Fazlliç mohon në mënyrë kategorike këtë kërkesë dhe këto fakte injorohen nga Home Office. Fazlliç nuk ka dhënë kurrë një qindarkë për PD-në apo për Sali Berishën dhe rrethin e tij. Pasi kemi ikur nga pushteti, Fazliç investon miliona euro në Porto-Romano.

Mafia e Sorosit drejton të gjithë artilerinë ndaj fëmijëve të mi. Një akuzë ka të bëjë me përfshirjen e vajzës time, në një artikull të këtyre medieve të Sorosit. Titulli i artikullit premton se do të tregojë llogaritë bankarë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Paturpësisht, në artikull paraqitet veprimtaria e një studioje tjetër. Home Office i pranon se këto janë trillime.
Rasti tjetër është për një investitor pakistanez, bazuar në një artikull tjetër të BIRN dhe të mafies së Sorosit. Është e vërtetë që ky biznesmen ka qenë klient i studios së vajzës sime, por ajo ia ka bërë të qartë se do i ofronte konsultim për çdo procedurë private, pa asnjë lidhje me qeverinë. Ai i konfirmon se nuk i intereson partneriteti me qeverinë. Janë dy dëshmitarë në këtë takim, që e konfirmojnë këtë gjë. Më vonë ai kërkon proces PPP me qeverinë. Vajza ime e refuzon në mënyrë kategorikë këtë kërkesë, sepse ishte konflikt interesi.
Tani rasti Misha. Pirro Misha gënjen hapur ambasadorin amerikan duke i thënë se një mosmarrëveshje që kishte me një investitor italian, u zgjidh sapo ai kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo tregon strategjinë e përdorur nga Soros.”, pohoi Berisha.

S'KA KOMENTE