Nje 55 vjecare ka humbur jeten teksa eshte hedhur nga furgoni i...

Nje 55 vjecare ka humbur jeten teksa eshte hedhur nga furgoni i pasagjerëve

403
SHPËRNDAJE

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë. Mesohet se viktima njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.

S'KA KOMENTE