Nis konstituimi i Keshillit te ri te Bashkise FIER

Nis konstituimi i Keshillit te ri te Bashkise FIER

451
SHPËRNDAJE

Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka nisur sot konstituimin ne mbledhjen e parë të tij

Ne mbledhjen e pare te Këshillit të Bashkisë Fier pervec konstituimit zgjidhet nëpërmjet votimit kreu i ri i Këshillit të Bashkisë Fier si dhe sekretaret, gjithashtu kryet betimi edhe i Kryebashkiaku te Fierit për një mandat të trete i Armando Subashit.

Ne zgjedhjet e 14 majit ,PS ka marrë 33 mandate, e ndjekur nga BF me 7 mandate ,PSD me 5 ,PD 4 nderkohe qe  1 mandat ka siguruar Aleanca Liberale e Djathtë dhe 1 PDIU.

Mbledhja zhvillohet me kete rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes nga Sekretari i Këshillit të Bashkisë Fier
  2. Zgjedhja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
  3. Miratimi i Raportit të Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
  4. Kryerja e betimit dhe nënshkrimi i Aktit të Betimit nga Këshilltarët e pranishëm.
  5. Zgjedhja e Komisionit të Votimit.
  6. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier.
  7. Zgjedhja e Zëvendeskryetarëve të Këshillit të Bashkisë Fier
  8. Shpallja e Vlefshmërisë së Mandatit të Kryetarit të Bashkisë Fier
  9. Kryerja e Betimit dhe nënshkrimi i Aktit të Betimit nga Kryetari i Bashkisë Fier.
  10. Zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin e Bashkisë Fier në Këshillin e Qarkut Fier dhe pajisja me mandatin e përfaqësimit.

S'KA KOMENTE