Ngjarje e rende në Greqi/ Babai vret vajzën që vuante nga skleroza

Ngjarje e rende në Greqi/ Babai vret vajzën që vuante nga skleroza

1455
SHPËRNDAJE

Për vrasje me dashje akuzohet një 69-vjeçar në Selanik i cili u arrestua për vrasjen e vajzës së tij 42-vjeçare, në lagjen Sykies të qytetit.

Dosja e tij i ka kaluar Prokurorisë së Shkallës së Parë dhe ka nisur procedura për ndjekje penale.I akuzuari aktualisht po trajtohet nën vëzhgimin e policisë në spitalin Hipokrati të Selanikut, pasi pas krimit ka tentuar t’i japë fund jetës.

Tragjedia familjare u zbulua pasditen e djeshme në banesën ku banonte 42-vjeçarja që u gjet e pajetë nga vëllai i saj.

Sipas fqinjëve gruaja vuante nga skleroza e shumëfishtë (Skleroza multiple)  dhe shpesh përdorte një karrocë elektrike për të lëvizur.

Sipas të njëjtave dëshmi, ajo kishte një punëtore shtëpiake që kujdesej për të gjithmonë, ndërsa në disa ditë të javës për të kujdeseshin babai dhe vëllai i saj.

Pasi është arrestuar babai i vajzës ka pohuar krimin dhe ka deklaruar :“Po, unë e  vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja e saj…”.

69-vjecari pasi e ka mbytur vajzën e tij , me pas  është larguar dhe ka shkuar në   shtëpinë e tij ku ka tentuar të vrasë veten.  Ngjarja ka shokuar fqinjët të cilët ende nuk besojnë se si një baba mund të vrasë fëmijën e tij sepse nuk dëshiron ta shohë në karrocë.

S'KA KOMENTE