Ballina Shqiperia ime Në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të...

Në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në tabakinon në përdorim të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 shkop gome si ai i policisë dhe 1 armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur 15 vjeç dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtyre shtetasve një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në Patos, pasi në qytetin e Patosit duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.