Ina Toska është emëruar në krye të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, duke zëvendësuar Everest Kazhelin, i cili është transferuar në drejtimin e Kadastrës së Elbasanit.
Lëvizja vjen pas ndryshimeve në drejtimin e strukturave vendore të Kadastrës. Kazheli u emërua në Elbasan më 8 tetor, ndërsa në atë moment emri i pasuesit të tij në Fier nuk ishte bërë publik.
Emërimi i Ina Toskës shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit në Fier.










