Ndryshime në Policinë e Fierit, emërohen drejtori i ri dhe shefi i komisariatit

Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në qarkun Fier.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka qenë sot i pranishëm në Fier, ku është zhvilluar prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Vendore.

Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është emëruar Erion Ahmeti, i cili zëvendëson në këtë detyrë drejtuesin e komanduar Oliger Torba. Ky i fundit është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Komisariatit të Policisë Fier. Anesti Salaj është zëvendësuar nga Gerald Toska, i cili do të marrë drejtimin e komisariatit.Saliaj eshte emeruar ne te njejtin pozicion ne Kavaje

Këto lëvizje vijnë pas ndryshimeve të fundit në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Skënder Hitës në krye të institucionit.