Masakër në SHBA/ Një burrë vret 22 persona me arme zjarri

Masakër në SHBA/ Një burrë vret 22 persona me arme zjarri

187
SHPËRNDAJE

Të paktën 22 persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën të mërkurën pasi një burrë hapi zjarr në Lewiston, Maine të SHBA. Policia identifikoi Robert Card, 40 vjeç, si personin që dyshohet të jetë autori i masakrës. Sipas policisë, ai “konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Card hapi zjarr ndaj njerëzve në disa vende të ndryshme. Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 19:00 të së mërkurës në një restorant të quajtur Schemengees dhe Sparetime Recreation, një rrugicë boëling. Dy vendet duket se janë rreth katër milje (6.5 km), ose 10 minuta me makinë, nga njëra-tjetra.

Autoritetet në Maine e përshkruajnë Card si një instruktor të certifikuar të armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane. Sipas asaj që raportojnë mediat, 40 vjeçari ka qenë i shtruar në spital në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës dhe u lirua pas një qëndrimi dy-javor.

S'KA KOMENTE