Mallakastër, 76-vjeçari humb jetën teksa tentonte të shuante zjarrin

Një 76-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pasi dyshohet se është përfshirë nga flakët teksa tentonte të shuante një zjarr.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi N. C. dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat.

Më pas, gjatë përpjekjes për të shuar flakët, 76-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.