Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllen në trotuar!

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Gramshit. Raportohet se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.

Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë që të vendoset polica për shkak se automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë aks.