Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, Lushnje, ku një person dyshohet se ka vrarë të dy prindërit e tij.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar si Florjan Dalladaku. Dyshohet se ai ka qëlluar me armë ndaj prindërve brenda banesës. Burime paraprake bëjnë me dije se autori kishte shfaqur më herët probleme të shëndetit mendor.
Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar me automjet. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore, me qëllim kapjen e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e motivit të krimit.
Detaje të tjera priten në vijim, ndërsa informacionet janë ende paraprake.










