Lushnje/ 17-vjeçari g*det me th*kë 40-vjeçarin 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen e një 40-vjeçari me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë 40-vjeçarin gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali në fshat. Të dy personat e përfshirë në ngjarje janë banorë të zonës.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar 17-vjeçar. Gjithashtu, është sekuestruar thika e përdorur në ngjarje, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në konflikt.