Ballina Shqiperia ime Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi, vendimi për Berishën

Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi, vendimi për Berishën

Apeli i GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Mësohet se ndaj Malltezit, ësntë caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Ndaj Malltezit, rëndojnë dy akuza; Korrupsion dhe pastrim parash. Ka qenë gjyëtarja Ilirjana Olldashi, e cila ka vendosur për zbutje të masës ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, me arsyetimin se ai nuk rrezikon që të prish provat.

Sakaq ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, u miratua masa detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një komunikim për gazetarët tha se kjo cështje mbetet politike.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 21.11.2023, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal,dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit S.B.

Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,të verifikuar me vendimin nr. 116, datë 23.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit J.M., si më poshtë:

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia gjyqësore pranë saj, si dhe policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin e zbatimit të urdhrave të dhëna të hetuarit nga kjo gjykatë.