Lirohen protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit, Dritan Goxhaj pritet me brohoritje te Komisariati nr.1

Janë liruar të gjashtë protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Mes tyre edhe Dritan Goxhaj, i cili është pritur nga mbështetës dhe protestues pranë Komisariatit nr.1 në Tiranë, mes brohoritjeve dhe thirrjeve në mbështetje të tij.

Shoqërimet u kryen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së mbajtur jashtë Parlamentit, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi akuzat apo procedurat e ndjekura ndaj të ndaluarve.

Pas daljes nga komisariati, protestuesit janë përshëndetur nga qytetarët e mbledhur në zonë, ndërsa situata para godinës është paraqitur e qetë.