Lejuan ndërtimet pa leje ne Sarande, arrest me burg dhe arrest në shtëpi për shefin e policisë dhe specialistët e krimeve 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në bazë të materialit të referuar me iniciativë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, regjistroiprocedimin penal nr. 304 të vitit 2026, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë” kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 248, 251, 25 dhe 50/h i K.Penal, në ngarkim të shtetasve:

•​G.B., me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë; 

•​A.D., Specialisti Seksionit për Krimeve;

•​A.I, Specialisti Seksionit për Krimeve; dhe

•​R.Ç. Ndihmës specialisti i policimit në komunitet

Pas administrimit të materialit referues, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë u kryen veprimet hetimore dhe u paraqitkërkesa për vleftësimin e ndalimit dhe caktim të masave të sigurimit.

Nga provat e administruara deri më sot, prej 2792 fletësh, rezultuan disa objekte të ndërtuara për të cilat subjektet nuk janë pajisur me leje ndërtimi nga organet kompetente, objekte të cilat nuk janë evidentuar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Sarandë, duke u lejuar vijimi i ndërtimeve në disa raste deri në përfundimin e plotë të tyre. 

Strukturat e policisë kanë detyrën e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, monitorimin, kontrollin për të gjitha çështjet që kanë lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të veprave penale kundër kundër jetës, shëndetit, veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit, veprat penale kundër tëmijëve, martesës, familjes, veprat penale kundër lirisë së besimit, veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës, veprat penale kundër shtetit/veprimtarisë shtetërore, veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, veprat penale kundër frejtësisë, veprat penale kundër zgjedhjeve të lira dhe sistemit demokratik.

Për rrjedhojë, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, gjykata vendosi caktimin e masave të sigurimit si më poshtë:

•​Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg me afat 30 ditë’ për shtetasin G. B.;

•​Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg me afat 30 ditë’ për shtetasin R.Ç.;

•​Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D.; dhe

•​Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në shtëpi për shtetasin A.I.

Nga ana Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijojnë hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisatriatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës.