Lamallari dhe Hita vizitojne policët e plagosur: “S*lmet me mol*tov nuk janë protestë, por kr*m

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, 5 efektivë të Policisë së Shtetit të mbetur të plagosur gjatë protestës së opozitës. Ai shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në një reagim publik, Lamallari dënoi ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se sulmet me mjete si molotovët përbëjnë vepër penale.

“Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, ngrihet mbi ligjin, mbi qytetarin dhe mbi vetë shtetin. Sulmet me molotovë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit nuk janë protestë, por krim që do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh ministri