Kapet emigranti vrasës i turistes polake në Greqi

Kapet emigranti vrasës i turistes polake në Greqi

5944
SHPËRNDAJE

Një 32 vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar mbrëmë si vrasës i dyshuar i një turisteje nga Polonia në ishullin grek të Kos, njoftonin sot mediat vendase.

Mediat greke publikonin pamje të të dyshuarit që jetonte në Kos prej 11 vitesh, ku shihej që dilte nga shtëpia e tij me viktimën, teksa policia thotë se kanë prova të mjaftueshme për akuzuar burrin për vdekjen e te resë.

Burri u arrestua pas disa orë marrjeje në pyetje në prezencë të avokatit, ndërsa më herët ishte akuzuar për pengmarrjen e të ndjerës. Ai vijon të mohojë vrasjen.

Trupi i 27 vjeçares Anastasja Rubinska ishte gjetur më 18 qershor, teksa ekzaminimet e para tregonin se kishte vdekur nga mbytja.

E reja ishte nga Wroklaw në jugperëndim të Polonisë, ku punonte në një hotel.

Dje kryeprokurori i vendit kishte dërguar në Greqi dy hetues për të marrë pjesë në hetime.

Ndërkohë një mikeshë e 30-vjeçare e viktimës ka dëshmuar dje se i dyshuari kishte tentuar ta përdhunonte pak pasi kishte vrarë Anastasia Rubinska.

Dëshmia renqethese u publikua nga rrjeti vendas Mega, ku viktima thoshte se kishte arritur t’i shpëtponte më të keqes.

Pas zhdukjes së 27-vjeçares, nisi të lindte makthi dhe për 30-vjeçareen Maria, e cila beson se kjo ndodhi disa metra larg vendit ku ishte vrarë e njohura e saj.

“Është i njëjti vend, dridhem kur e mendoj pasi e di çfarë i ka bërë asaj, ashtu siç tentoi të më bënte mua në shtëpi”, thuhet në dëshminë e Marias.

I dyshuari raportohet se ka ndryshuar disa herë versionin e ngjarjeve duke pretenduar se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me të ndjerën.

Ai është vendosur në paraburgim teksa hetimet vijojnë.

S'KA KOMENTE