Itali, autobusi bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi shinat e trenit, 20...

Itali, autobusi bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi shinat e trenit, 20 viktima dhe 40 të plagosur

269
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus ka rënë nga mbikalimi në Mestre dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Pas përplasjes autobusi ka marrë flakë.

Mediat italiane raportojnë për 20 të vdekur dhe 40 të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur policia forcat zjarrfikëse si dhe disa mjekë.

Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, por autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE