Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Itali, pasi dyshohet se është dhunuar rëndë nga bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.
Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Trupi i saj u gjet gjatë natës jashtë urgjencës së spitalit në Trebisacce. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, plagët e rënda dhe dëmtimet e shumta rezultuan fatale.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 42-vjeçari me origjinë shqiptare, është ndaluar në portin e Barit, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej drejt Shqipërisë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të dyshuarit.










