Ish-deputetja e PS në Parlamentin Europian: Shqipëria po përballet me korrupsion dhe arbitraritet

Marjana Koçeku, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe një nga figurat që iu bashkua protestave qytetare kundër qeverisë, ka reaguar nga Brukseli ku ndodhet në Parlamentin Europian me ftesë të disa eurodeputetëve.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku bëri me dije se gjatë qëndrimit të saj në Parlamentin Europian do të zhvillojë takime dhe diskutime mbi situatën politike në Shqipëri, protestat qytetare të javëve të fundit, si edhe problematikat që lidhen me korrupsionin dhe qeverisjen.

Ajo thekson se Shqipëria ka nevojë për më shumë vëmendje nga institucionet europiane, ndërsa shprehet kritike ndaj mënyrës se si po drejtohet vendi.

Sipas Koçekut, protestat e zhvilluara prej disa javësh kanë nxjerrë në pah pakënaqësi të shumta qytetare, të cilat, sipas saj, meritojnë të dëgjohen edhe në arenën ndërkombëtare.