Humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi pasi u perplas nga kamioni

Humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi pasi u perplas nga kamioni

842
SHPËRNDAJE

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së enjtes, raporton policia e shtetit fqinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në autostradën Serron-Dramë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga 39-vjeçari është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

S'KA KOMENTE