Hita pezullon 3 efektivët e Policisë së Kuçovës pas pamjeve të publikuara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet shoqërimi me forcë i një qytetari.

Masa e pezullimit ka prekur inspektorët K. M. dhe D. D., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme, si dhe inspektorin A. M., ndihmësspecialist (SPZ). Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre për shkeljet grave “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” si dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë”.