Hidhet në erë me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 5-katëshe në Tiranë

Hidhet në erë me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 5-katëshe në Tiranë

479
SHPËRNDAJE

Është shembur me shpërthim të kontrolluar një banesë 5 katëshe në Tiranë, e cila prekej nga projekti i Unazës së Madhe.

Familjarët nuk kanë qenë dakord me vlerën e dëmshpërblimit, e megjithatë banesa u shemb sot me disa kilogramë tritol të vendosura në të.

Pronari i godinës pesëkatëshe u shpreh se nuk është kundër zhvillimit të projektit “Unaza e Madhe”, por kundër vlerës të dhënë nga ARRSH dhe nga instituti i Kadastrës.

Teksa ishte i përlotur, kërkoi vlerësimin e 32 viteve mund për ndërtimin e shtëpisë.

“Nuk jemi kundër zhvillimit të projektit, por vlerës. Pasi kemi dy institucione me vlera të ndryshme. Ne duam që drejtësia të bëjë punën e vetë. Nuk jemi kundër zhvillimit, e them dhe një herë, por duam që mundi i 32 viteve të vlerësohet. Jemi 22 banorë dhe 5 familje. Kemi punuar në emigrim dhe është investim shumë vjeçar.

Ne nuk kemi marrë as një të tretën e vlerës. Ne duam një vlerë të drejtë dhe të kohës së tanishme”, u shpreh ai.

S'KA KOMENTE