Hekurudha shqiptare ne pritje te shinave

Hekurudha shqiptare ne pritje te shinave

98
SHPËRNDAJE

Mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me transportin rrugor dhe atë ajror. Aktualisht janë disa projekte ku kanë nisur punimet apo janë hedhur hapa drejt projektimit të tyre, por deri në përfundim të tyre gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 204 km. Në 3 linjat e shfrytëzueshme Kufi- Gjorm, Durrës–Elbasan dhe Fier-Vlorë, gjatë periudhës prill–qershor të këtij viti u transportuan 139 mijë ton mallra apo 0,9 % më pak në krahasim me tremujorin e dytë 2022.

Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 3.290, duke shënuar ulje me 34,5 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2022. Përmirësimi i i kësaj situate pritet të vijë pas vënies në funksion të linjës së re hekurudhore Tiranë –Durrës dhe degëzimit të ri drejt Rinasit, punimet e së cilës pritet të përufndojnë në mars të vitit 2024.  Linja e rehabilituar Tiranë – Durrës parashikohet të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h, ndërsa kosto prej 69.69 mln euro e projektit ndahet midis një granti nga Bashkimi Europian dhe një kredie të dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Paralelisht, BERZH ka avancuar në procedurat për dhënien e kredisë sovrane prej 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Sipas BERZH, aktualisht është duke u kryer vlerësimi final, përpara se të kalohet në aprovimin përfundimtar të huasë. Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej rreth 120 km dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Një tjetër projekt është edhe lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që aktualisht është në fazë tenderimi për realizmin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë. Ndërkaq, edhe më i largët duket projekti i hekurudhës Shqipëri – Greqi, me një gjatësi prej 130 km. Rreth 2 vjet më parë,  Bashkimi Europian hapi procedurën për vlerësimin e investimit, por deri më tani nuk ka njoftime publike mbi avancimin e projektit.

/ SCAN

S'KA KOMENTE