Greqi-Dy shqiptare,babë e bir ,bëjnë për spital komshiun

Greqi-Dy shqiptare,babë e bir ,bëjnë për spital komshiun

1994
SHPËRNDAJE

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës, në Greqi.

Dy shqiptarë, babë e bir sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën. Pasi e kanë rrëzuar në tokë, ata e kanë shkelmuar dhe goditur me bastun, kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Mësohet se burri ka marrë plagë të rënda, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën.

Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës.

Dy shqiptarët, babë e bir jetojnë në Agios Nikolaos. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe janë dërguar dje të martën në komisariatin e Agios Nikolaos dhe sot të mërkurën në prokurori.

S'KA KOMENTE