Greqi: 22-vjeçari shqiptar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e tifozit...

Greqi: 22-vjeçari shqiptar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e tifozit në prag të ndeshjes AEK- Dinamo e Zagrebit

53
SHPËRNDAJE

22-vjeçari shqiptar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e tifozit në prag të ndeshjes AEK – Dinamo e Zagrebit. Ai ka deklaruar para prokurorëve grekë se ka kaluar rastësisht pranë vendit ku u përplasën dy tifozeritë.

“Unë jam elektricist. Atë ditë isha në zonën e Nea Philadelphia për punë. Unë e mbarova punën vonë. Kisha lënë një takim me të dashurën time në stacionin “PERISSOS” të trenit elektrik për të udhëtuar drejt Pireut, me synimin për të arritur në lagjen Galatsi. Ndërsa po prisja jashtë stacionit, dëgjova britma, shpërthime dhe flakë dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Nuk kam marrë pjesë ne asnjë episod”.

Sipas policisë i riu shqiptar së bashku me grekun e arrestuar janë të dyshuarit kryesor për vrasjen pasi ata janë pjesë e tifozëve ultras. 22-vjeçarit shqiptar i është gjetur edhe një thikë me vete. I tha prokurorëve se thikën e ka mjet pune.

“Thikën që më keni gjetur e kam për punë, pasi jam elektricist. Unë nuk jam tifoz ultras, jam një sportdashës i thjeshtë. Shkoj në stadium, me babanë dhe vëllain tim, sa herë që gjej bileta të lira. Dua të kontrollohet celulari dhe të merret një mostër e ADN-së, për të vërtetuar se nuk kam lidhje me atë që më akuzojnë”.

Por, pavarësisht qëndrimeve para organeve të drejtësisë, shqiptari është mes 5 të dyshuarve për vrasjen e tifozit grek.

Përveç tij dhe një të riu grek, Gjykata la në burg edhe 28 huliganët kroatë që shkaktuan trazira para ndeshjes.

S'KA KOMENTE