Policia njofton se janë kryer veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të një vjedhjeje me dhunë në një argjendari në Kamëz.
Në vijim të hetimeve të thelluara nga grupi hetimor, është ndaluar Elez Hysa, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.
Nga hetimet dyshohet se Hysa ka marrë pjesë në vjedhjen e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L., ku u morën një sasi bizhuterish. Gjithashtu, gjatë veprimeve janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të cilat janë të vlefshme për hetimin.
Puna e autoriteteve vijon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.










