Flamingo Mirror publikon bilancin e 24 orëve të para: 127 mijë kërkime dhe 122 sulme kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook të dhënat e 24 orëve të para nga vënia në funksionim e platformës “Flamingo Mirror”.

Sipas Ramës, gjatë 24 orëve të para janë regjistruar mbi 127 mijë kërkime në platformë, ndërsa 3,397 prej tyre kanë qenë kërkime për faqe të ndryshme. Gjithashtu, janë regjistruar 49 pyetje të reja nga përdoruesit.

Rama bën të ditur edhe se platforma ka përballuar 122 tentativa sulmesh kibernetike, të ardhura nga 32 adresa të huaja. Sipas kryeministrit, këto tentativa janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme.

“Ky është vetëm fillimi”, shkruan Rama, duke e cilësuar “Flamingo Mirror” si një hapësirë për një përballje transparente mes të dhënave të qeverisjes dhe kritikave që qarkullojnë në rrjetet sociale.