Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1...

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

1358
SHPËRNDAJE

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Y., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Më datë 26 shtator 2023, 42-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një automjet të parkuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasit:

-E. J., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë me forcë celularin dhe 1 unazë floriri, një 17-vjeçari, me pretendimin se i mituri i kishte para borxh;

-L. J., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-F. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 15-vjeçar, i cili u procedua në gjendje të lirë, i kanë vjedhur celuluarin, një të mituri 15 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE