Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar në Prokurori disa raste të ndryshme shkeljesh, për të cilat kanë nisur procedimet penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan një 17-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nisën procedimin penal për shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Fier, i dyshuar se ka goditur me shuplakë një shtetas tjetër, për motive të dobëta.
Në Divjakë, u procedua penalisht shtetasi B. K., 30 vjeç, banues në fshatin Çermë Shkumbin, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetase dhe ka hyrë në banesën e saj pa pëlqimin e saj.
Gjithashtu, në Mallakastër nisi procedimi penal për shtetasen S. E., 69 vjeçe, banuese në Ballsh, e dyshuar për kanosje ndaj një shtetaseje, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










