Fier/ Ndërpritet furnizimi me ujë për afro 22 orë, ja orari

Furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonën urbane të Fierit për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Fier, ndërhyrja lidhet me vendosjen e një matësi në tubacionin me diametër Ø800 në hyrje të qytetit, në kuadër të sistemit SCADA.

Ndërprerja e furnizimit nis të martën, më 6 tetor, në orën 18:30 dhe pritet të vijojë deri të mërkurën, 7 tetor, në orën 16:00.

Punimet synojnë përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit. Ujësjellës-Kanalizime Fier u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të ndërhyrjes.