Fier/ Gjendet një kuf*më e dek*mpozuar pranë grykëderdhjes së Semanit

Një kufomë e dekompozuar është konstatuar mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.

Policia bën me dije se rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për praninë e trupit të pajetë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e kufomës, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi është gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi, çka e bën të vështirë identifikimin e menjëhershëm. Hetimet vijojnë.