Evakuohen sërish aeroportet ne France pas alarmit për bombë

Evakuohen sërish aeroportet ne France pas alarmit për bombë

20
SHPËRNDAJE

Autoritetet franceze janë në alarm pas kërcënimeve të reja me bombë në pesë aeroporte të vendit. 14 aeroporte morën kërcënime të për bomba në mëngjesin e sotëm, nga të cilët  8 prej tyre janë evakuuar, deklaron AFP-ja.

Aeroportet të cilët u evakuuan janë Brest (Finistère), Carcassonne (Aude), Rennes (Ille-et-Vilaine), Tarbes (Hautes-Pyrénées), Bordeaux-Mérignac (Gironde), Béziers (Hérault), Montpellier (Hérault) dhe Nantes (Loire-Atlantique).

Në lidhje me ngjarën ka reaguar edhe ministri i Transportit i Francës, Clément Beaune, i cili u zotua të godasë kërcënimet e rreme që kanë pllakosur aeroportet dhe atraksionet turistike në ditët e fundit.

“Këto alarme të rreme nuk janë shaka të këqija. Ato janë krime dhe për këtë do të këtë sanksione”, shkruan Beaune në platformën “X”

S'KA KOMENTE