Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit parlamentar të PS

Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit parlamentar të PS

42
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Bledi Çuçi është prezantuar sot si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe dakordësimin e deputetëve socialistë.

Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni. Çuçi u shkarkua si minister i Brendshëm pas dhunës barbare të anëtarëve të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë Krujë.

Sakaq Taulant Balla, pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

S'KA KOMENTE