Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.
Gjatë seancës në Senat, kandidatura e Wendt u miratua me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë kështu dritën jeshile përfundimtare për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë.
Më herët, kandidatura e tij kishte kaluar edhe në komisionin përkatës të Senatit, çka i hapi rrugën votimit final në seancë plenare.
Me këtë vendim, procesi i emërimit të Eric Wendt si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri konsiderohet i përmbyllur. Ai pritet të mbërrijë në Tiranë dhe të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim.
Eric Wendt vjen në Shqipëri pas një eksperience të gjatë në strukturat ushtarake dhe të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.










